Më shumë se 87% të vendvotimeve të numëruara, Përparim Rama më pak se 1% diferencë nga Hajrulla Çeku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në përditësimin e fundit që ka bërë ka publikuar rezultatet nga 87.69% i vendvotimeve në Komunën e Prishtinës. Në këtë komunë, prin kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama nga LDK me 33.87% të votave. Por, i dyti me radhë, Hajrulla Çeko nuk është shumë larg tij. Ai deri tani ka mbledhur…

Lajme

12/10/2025 23:46

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në përditësimin e fundit që ka bërë ka publikuar rezultatet nga 87.69% i vendvotimeve në Komunën e Prishtinës.

Në këtë komunë, prin kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama nga LDK me 33.87% të votave.

Por, i dyti me radhë, Hajrulla Çeko nuk është shumë larg tij. Ai deri tani ka mbledhur 32.90% të votave, apo diferenca mes tyre është 0.97% apo për 877 vota.

Rezultatet:

LDK – Përparim Rama: 33.87%

LVV – Hajrulla Çeko: 32.9%

PDK – Uran Ismaili: 27.83%

AAK- Bekë Berisha: 3.10%

PSD: Besa Shahin i: 1.54%

Fatmir Selimi: 0.25%