Ganimete Musliu tallet keq me Pecin e Kurtin: Fatonit i është hapur rruga për angazhime në komuna të tjera
Faton Peci, sipas “exit polla-ve” ka pësuar humbje të rëndë në garën në Mitrovicë të Jugut kundër Arian Tahirit të PDK-së. E, pas publikimit të exit polla-ve, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është tallur keq me kryetarin e VV-së, Albin Kurti e kandidatin e këtij subjekti për këtë komunë, Faton Peci, transmeton lajmi.net. Musliu është…

Lajme
Faton Peci, sipas “exit polla-ve” ka pësuar humbje të rëndë në garën në Mitrovicë të Jugut kundër Arian Tahirit të PDK-së.
E, pas publikimit të exit polla-ve, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është tallur keq me kryetarin e VV-së, Albin Kurti e kandidatin e këtij subjekti për këtë komunë, Faton Peci, transmeton lajmi.net.
Musliu është tallur me deklaratën e Kurtit në fushatë, ku i luste qytetarët që t’ia japin fitoren me të parën Pecit, pasi i duhet në balotazh në komunat tjera.
Postimi i plotë:
Mitrovica ia realizoi dëshirën Albin Kurtit duke fituar pa balotazh.
Tani, Fatonit i është hapur rruga për angazhime në komuna të tjera.







<