Ramiz Lladrovci: Jam i bindur që ne e marrim me herën e parë, nuk pres balotazh
Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe kryetari aktual i kësaj komune ka folur në një konferencë për media pasi ka përfunduar procesi zgjedhor. Ai ka falënderuar qytetarët e Drenasit për kulturën që e kanë treguar, derisa ka thënë se ka qenë një fushatë e jashtëzakonshme, e qetë dhe e mirë. Ai ka thënë…

Lajme
Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe kryetari aktual i kësaj komune ka folur në një konferencë për media pasi ka përfunduar procesi zgjedhor.
Ai ka falënderuar qytetarët e Drenasit për kulturën që e kanë treguar, derisa ka thënë se ka qenë një fushatë e jashtëzakonshme, e qetë dhe e mirë.
Ai ka thënë se në lidhje me publikimet e audioincizimeve të cilat i ka quajtur fallco, të gjithë do të përgjigjen para ligjit, shkruan lajmi.net.
Sa i përket rezultateve, ju i keni parë rezultatet e e EXIT Polleve, unë jam me respekt për punën e mundin e tyre por edhe në zgjedhjet e tjera kam thënë që nuk iu besoj atyre rezultateve sepse rezultati për ne është vetëm kur del kutia e votimeve. Unë i ftoj të gjithë vëzhguesit dhe komisionerët që të jenë të vëmendshëm në numërim, unë dua që çdo qytetar kujt ia ka besu 4 vitet e ardhshme me qeveris unë ia shtri dorën. Jam i bindur që ne e marrim me herën e parë, nuk ka nevojë për herë të dytë”, ka thënë Lladrovci.
Ai ka thënë se janë bindshëm duke udhëhequr karshi gjashtë kandidatëve të tjerë.
“Ne jemi tu pri në çdo vendvotim. Mund ta kemi ndonjë vendvotim që jemi mbrapa tyre por në shumicën jemi para dhe presim rezultat pozitiv. Po flasim për pa balotazh, nuk pres balotazh. Rezultatin e pranoj çfarë do qoftë ai. Unë pres ti kem 50% dhe një fletëvotim më shumë”, ka shtuar Lladrovci. /Lajmi.net/