Lushtaku e shpall fitorën në Skendaraj, i fton qytetarët të festojnë

Kandidati i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku e ka shpallur fitoren. Lushtaku e ka quajtur fitore të madhe dhe i ka ftuar qytetarët për festë, transmeton lajmi.net. „Fitoren e madhe e festojmë bashkë! Të dashur qytetarë të Skenderajt, Sonte nga ora 21:00 në sheshin “Adem Jashari”, e festojmë fitoren tonë të thellë dhe bindëse. Duke…

Lajme

12/10/2025 20:00

Kandidati i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku e ka shpallur fitoren.

Lushtaku e ka quajtur fitore të madhe dhe i ka ftuar qytetarët për festë, transmeton lajmi.net.

„Fitoren e madhe e festojmë bashkë! Të dashur qytetarë të Skenderajt, Sonte nga ora 21:00 në sheshin “Adem Jashari”, e festojmë fitoren tonë të thellë dhe bindëse. Duke ju falënderuar për besimin e madh, ju ftoj në këtë festë të përbashkët!“, tha Lushtaku./lajmi.net/