Pacolli uron Arian Tahirin: Koalicion funksional PDK/AKR
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka uruar kandidatin e PDK-së në Mitrovicë të Jugut, Arian Tahiri që po flitet se do të fitoj pabalotazh sipas “exit pollave”. AKR ka qenë pjesë e koalicionit parazgjedhor me PDK-në në këtë komunë, transmeton lajmi.net. “Urime Mitrovicë, një fitore e ndershme! Koalicion funksional PDK/AKR“, shkroi Pacolli. Në këtë…

Lajme
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka uruar kandidatin e PDK-së në Mitrovicë të Jugut, Arian Tahiri që po flitet se do të fitoj pabalotazh sipas “exit pollave”.
AKR ka qenë pjesë e koalicionit parazgjedhor me PDK-në në këtë komunë, transmeton lajmi.net.
“Urime Mitrovicë, një fitore e ndershme! Koalicion funksional PDK/AKR“, shkroi Pacolli.
Në këtë komunë, Tahiri ka fituar kundër Faton Pecit të koalicionit VV-Guxo-Alternativa dhe Gëzim Plakollin e LDK-së./lajmi.net/