Çitaku: Uran Ismaili është në balotazh – PDK është fituese e këtyre zgjedhjeve
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka dal me konferencë për media pas përfundimit të votimeve dhe publikimeve të “exit pollave”. Çitaku thotë se PDK-ja është fituese e këtyre zgjedhjeve. „Dua të ju them një fjal që përmbledh gjithçka “FALEMDINERIT”. – PDK është fituese e këtyre zgjedhjeve, ka fituar më së shumti komuna pa balotazh edhe…

Lajme
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka dal me konferencë për media pas përfundimit të votimeve dhe publikimeve të “exit pollave”.
Çitaku thotë se PDK-ja është fituese e këtyre zgjedhjeve.
„Dua të ju them një fjal që përmbledh gjithçka “FALEMDINERIT”. – PDK është fituese e këtyre zgjedhjeve, ka fituar më së shumti komuna pa balotazh edhe është komuna që është në më së shumti komuna në balotazh.”, tha ajo fillimisht.
Ajo shtoi se exitpollat ia kanë huqur me komunën e Prishtinës pasi që në balotazh do të jetë kandidati i tyre, Uran Ismaili.
“Me gjithë respektin për exitpollat, e vërteta është në kuti të votimeve. Uran ismaili është në balotazh jemi të bindur, këtë na konfirmojnë ekipet në teren. Kjo do të konfirmohet brenda pak orësh.“, tha ajo./lajmi.net/