Peja me balotazh sipas Exit Pollit të UBO Consulting: Gazmend Muhaxheri e Taulant Kelmendi garojnë përsëri
Sot, në të gjitha Komunat e Kosovës, nga ora 07:00 në mëngjes e deri në 19:00 janë mbajtur zgjedhjet lokale. Gjatë këtyre 12 orëve, qytetarët e të gjitha komunave të Kosovës kanë dal që të zgjedhin kryetarin e tyre për katër vite. Bazuar në EXIT Pollin e realizuar nga Ubo Consulting që është transmetuar në…

Lajme
Sot, në të gjitha Komunat e Kosovës, nga ora 07:00 në mëngjes e deri në 19:00 janë mbajtur zgjedhjet lokale.
Gjatë këtyre 12 orëve, qytetarët e të gjitha komunave të Kosovës kanë dal që të zgjedhin kryetarin e tyre për katër vite.
Bazuar në EXIT Pollin e realizuar nga Ubo Consulting që është transmetuar në RTV Dukagjini, Peja shkon në balotazh. Në balotazh garën e vazhdojnë, Gazmend Muhaxheri i LDK-së dhe Taulant Kelmendi i VV-së.
Rezultatet:
Gazmend Muhaxheri – LDK: 46.4%
Taulant Kelmendi – VV: 27%
Ali Berisha – AAK: 20%
Arta Nallbani – PDK: 6%
Jeton Abazaj i pavarur: 0.3%