Policia deklarohet për të shtënat me armë në Komoran- pamje nga vendi i ngjarjes

Pikërisht në ditën e zgjedhjeve lokale, të shtëna me armë zjarri pati në Komoran, Komuna e Drenasit. Këto të shtëna me armë zjarri ishin në drejtim të një makine, e cila pësoi dëme të mëdha. Në lidhje me rastin nuk u raportua për persona të lënduar. Nga Policia e Kosovës thanë për lajmi.net se tanimë…

Lajme

12/10/2025 15:53

Pikërisht në ditën e zgjedhjeve lokale, të shtëna me armë zjarri pati në Komoran, Komuna e Drenasit.

Këto të shtëna me armë zjarri ishin në drejtim të një makine, e cila pësoi dëme të mëdha.

Në lidhje me rastin nuk u raportua për persona të lënduar.

Nga Policia e Kosovës thanë për lajmi.net se tanimë u arrestuan dy persona.

“Sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe të shtëna armësh në rrugën “Shpëtim Robaj” në Komoran. Nuk raportohet për persona të lënduar. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes,ku ka konstatuar se ka pasë të shtëna me armë dhe  raportohet vetëm për dëmtim prone (dëmtim i veturës). Lidhur me rastin policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona të përfshirë në rast. Aktualisht policia ka nisë punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat e deritanishme incidenti nuk lidhet me procesin e zgjedhjeve”.

Në vendin e ngjarjes veçse janë duke qëndruar zyrtarët policorë të Kosovës./Lajmi.net/