Të shtëna me armë para qendrës së votimit në Komoran, nuk ka të lënduar

Të shtëna me armë kanë ndodhur para qendrës së votimit në fshatin Komoran të Drenasit. Burime të kosovaPress bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dal zyrtarët policore dhe nuk ka të lënduar. Ndërkohë, një dëshmitar ka mohuar se rasti ka të bëjë me procesin zgjedhor, duke thënë se të shtënat kanë ndodhur…

Lajme

12/10/2025 15:19

Të shtëna me armë kanë ndodhur para qendrës së votimit në fshatin Komoran të Drenasit.

Burime të kosovaPress bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dal zyrtarët policore dhe nuk ka të lënduar.

Ndërkohë, një dëshmitar ka mohuar se rasti ka të bëjë me procesin zgjedhor, duke thënë se të shtënat kanë ndodhur për shkak të një mos marrëveshje të mëhershme në mes dy të rinjve, të cilët fillimisht janë rrahur në mes vete e më pas njëri nga ata ka shtënë me armë zjarri katër herë.