Ambasadori britanik viziton Zveçanin: Është e mrekullueshme t’i shohësh njerëzit që dalin për të votuar

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, vizitoi sot komunën e Zveçanit në kuadër të zgjedhjeve lokale që po mbahen në 38 komunat e vendit. Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook, Hargreaves përshëndeti pjesëmarrjen qytetare në procesin zgjedhor. “Është e mrekullueshme t’i shohësh njerëzit duke marrë pjesë në këto zgjedhje…

Lajme

12/10/2025 15:16

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, vizitoi sot komunën e Zveçanit në kuadër të zgjedhjeve lokale që po mbahen në 38 komunat e vendit.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook, Hargreaves përshëndeti pjesëmarrjen qytetare në procesin zgjedhor.

“Është e mrekullueshme t’i shohësh njerëzit duke marrë pjesë në këto zgjedhje shumë të rëndësishme për Kosovën, njerëz që e shprehin vullnetin se kush do t’i përfaqësojë ata për çështjet që i shqetësojnë më së shumti në jetën e përditshme”, tha ambasadori.

Ai bëri të ditur se do të vizitojë edhe komuna të tjera gjatë ditës, duke shprehur dëshirën që të shohë pjesëmarrje sa më të madhe.

“Shpresoj të shoh shumë njerëz që votojnë”, shtoi Hargreaves.