Graçanica ende me hartë të ish-regjimit serb
Në një Qendër të Votimit në fshatin Llapnasellë të Graçanicës, është shfaqur një hartë e ish-regjimit serb, ku Kosova paraqitet pjesë e Serbisë. KosovaPress ka evidentuar gjithashtu në shkollën “Milladin Mitiq” edhe një mbishkrim: “Republikë e Serbisë krahinë autonome Kosova Metohije”. Ky mbishkrim figuroi edhe në shkollën tjetër “Vuk Karagjiq” në Graçanicë. Zgjedhjet lokale po…

Lajme
Në një Qendër të Votimit në fshatin Llapnasellë të Graçanicës, është shfaqur një hartë e ish-regjimit serb, ku Kosova paraqitet pjesë e Serbisë.
KosovaPress ka evidentuar gjithashtu në shkollën “Milladin Mitiq” edhe një mbishkrim: “Republikë e Serbisë krahinë autonome Kosova Metohije”.
Ky mbishkrim figuroi edhe në shkollën tjetër “Vuk Karagjiq” në Graçanicë.
Zgjedhjet lokale po mbahen sot në 38 komuna të vendit.
Përveç kandidatëve nga komuniteti serb, në këtë komunë në garë për të parin e Graçanicës është edhe Leutrim Ajeti.
Ambasadori i BE-së, Aivo Orav ka vizituar qendra të votimit në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut.
Përmes një postimi në “X” Bashkimi Evropian në Kosovë ka njoftuar se Orav iu bashkua kolegëve të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe përfaqësuesit e Shteteve
Anëtare dhe vendeve partnere të vendosura në të gjithë Kosovën.
“Ambasadori i BE-së, Aivo Orav, iu bashkua #Diplomaticëatch për Zgjedhjet Lokale të sotme së bashku me kolegët e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe përfaqësuesit e Shteteve Anëtare dhe vendeve partnere të vendosura në të gjithë Kosovën”, thuhet në njoftim.
Sot votohet në 38 komuna të Kosovës. Janë zgjedhje të rregullta lokale, ku numri i përgjithshëm i qytetarëve me te drejtë vote është 2 milionë e 69 mijë e 68 votues.
Deri tani në nivel vendi kanë votuar 33 mijë e 85 qytetarë nga 2 milionë e 25 mijë e 105 qytetarë me të drejtë vote, apo 16.45% në tërë territorin e Kosovës.