Procesi i votimit: Asnjë incident deri më tani në veri

Procesi i votimit në veri po shkon mirë. Asnjë incident deri më tani nuk është shënuar në katër komunat veriore. Kështu ka deklaruar Erduan Baliqi, shef i vlerësimit dhe planifikimit operacional, të Drejtorisë së Policisë në veri. “Nuk e kemi të raportuar asnjë incident. Puna në qendrat e katër komunave veriore po ec pa asnjë…

Lajme

12/10/2025 14:09

Procesi i votimit në veri po shkon mirë.

Asnjë incident deri më tani nuk është shënuar në katër komunat veriore.

Kështu ka deklaruar Erduan Baliqi, shef i vlerësimit dhe planifikimit operacional, të Drejtorisë së Policisë në veri.

“Nuk e kemi të raportuar asnjë incident. Puna në qendrat e katër komunave veriore po ec pa asnjë pengesë”, deklaroi ai.

“Ne jemi të pranishme me njësitet policore në ato vende dhe po e përcjellim gjendjen nga afër”, deklaroi Baliqi.