Ambasadori i BE-së viziton qendrat e votimit në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut

Ambasadori i BE-së, në Kosovë, Aivo Orav, iu bashkua grupit të vëzhgimit diplomatik për, zgjedhjet lokale të sotme. Orav vlerësoi kolegët e tij nga BE-ja, përfaqësuesit e Shteteve Anëtare dhe vendeve partnere të vendosura në të gjithë Kosovën. “Vizitat në qendrat e votimit në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut ofruan një pasqyrë të vlefshme të…

Lajme

12/10/2025 14:06

Ambasadori i BE-së, në Kosovë, Aivo Orav, iu bashkua grupit të vëzhgimit diplomatik për, zgjedhjet lokale të sotme.

Orav vlerësoi kolegët e tij nga BE-ja, përfaqësuesit e Shteteve Anëtare dhe vendeve partnere të vendosura në të gjithë Kosovën.

“Vizitat në qendrat e votimit në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut ofruan një pasqyrë të vlefshme të procesit”, tha ai.

38 komunat e Republikës së Kosovës sot po i nënshtrohen procesit zgjedhor që do të përcaktojë qeverisjet lokale për 4 vitet e ardhshme.

Të drejt vote në këto zgjedhje kanë mbi 2 milionë banorë.