Xhevahire Izmaku votoi: Çdo votë numëron, çdo votë vendos

Kandidatja për kryetare të komunës së Vushtrrisë nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka ushtruar të drejtën e saj për të votuar në zgjedhjet lokale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Izmaku ka ndarë mesazhin e saj drejtuar qytetarëve të Vushtrrisë, duke i inkurajuar të dalin dhe të votojnë. “Unë votova! Tani është radha…

Lajme

12/10/2025 13:41

Kandidatja për kryetare të komunës së Vushtrrisë nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka ushtruar të drejtën e saj për të votuar në zgjedhjet lokale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Izmaku ka ndarë mesazhin e saj drejtuar qytetarëve të Vushtrrisë, duke i inkurajuar të dalin dhe të votojnë.

“Unë votova! Tani është radha jote – çdo votë numëron, çdo votë vendos!”, ka shkruar ajo.