Çitaku: Tre persona arrestohen në Drenas për fotografim të votës
Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se tre persona janë arrestuar në Drenas nën dyshimin se kanë fotografuar votën gjatë procesit zgjedhor. Lajmi u konfirmua në një konferencë për media të mbajtur nga PDK, ku Çitaku theksoi rëndësinë e respektimit të ligjshmërisë dhe integritetit të procesit zgjedhor. “Në…

Lajme
Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se tre persona janë arrestuar në Drenas nën dyshimin se kanë fotografuar votën gjatë procesit zgjedhor.
Lajmi u konfirmua në një konferencë për media të mbajtur nga PDK, ku Çitaku theksoi rëndësinë e respektimit të ligjshmërisë dhe integritetit të procesit zgjedhor.
“Në Drenas janë arrestuar tre persona të cilët kanë fotografuar votën,” tha Çitaku para mediave.
Tutje, ajo në një konferencë për media theksoi se sipas të dhënave procesi po zhvillohet kryesisht mirë.
“Qytetarët po dalin të votojnë dhe po e marrin në duart e tyre drejtimin e qeverisjes së tyre komunale. Siç kemi theksuar gjithmonë, qeverisja komunale është qeverisja më e rëndësishme për qytetarët. Në nivelin lokal përcaktohet cilësia e jetës së qytetarëve”, tha ajo gjatë konferencës./Lajmi.net/