Faton Peci me gjuhë të Kurtit, ofendon Bedri Hamzën, e quan “Bedri dështaku”

Në Mitrovicë të Jugut kandidati për këtë komunë i koalicionit LVV-Guxo-Alternativa, Faton Peci po e mban tubimin përmbyllës të fushatës. I pari që foli para qytetarëve ishte kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ofendoi kundërkandidatin e Pecit, Arian Tahirin e PDK-së, shkruan lajmi.net. “Kryetari aktual dhe partia e tij kanë vendos me garu…

Lajme

11/10/2025 18:01

Në Mitrovicë të Jugut kandidati për këtë komunë i koalicionit LVV-Guxo-Alternativa, Faton Peci po e mban tubimin përmbyllës të fushatës.

I pari që foli para qytetarëve ishte kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ofendoi kundërkandidatin e Pecit, Arian Tahirin e PDK-së, shkruan lajmi.net.

“Kryetari aktual dhe partia e tij kanë vendos me garu me gumë rezervë. Po nuk shkohet në Mitrovicë me gumë rezervë” – u shpreh Kurti.

Pas tij, i erdhi radha Pecit për të folur. Ai e vazhdoi gjuhën ofenduese të Kurtit. Kandidati i këtij koalicioni e ofendoi rëndë kryetarin aktual të komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, i cili është nga radhët e PDK-së.

“Bedri dështaku”, kështu e quajti kandidati i koalicionit VV-Guxo-Alternativa. Peci duket se nuk po mund të përmbahet pasi në çdo debat televiziv kundër Arian Tahirit e ka humbur dhe kjo pritet të ndikoj në zgjedhjet e nesërme./lajmi.net/