Aksident në rrugën “UÇK” në Prishtinë – lëndohet një këmbësor
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ku është përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana, ka konfirmuar për Lajmi.net se si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. “Sot rreth orës 16:00 kemi…

Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ku është përfshirë një veturë dhe një këmbësor.
Zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana, ka konfirmuar për Lajmi.net se si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor,” ka deklaruar Pllana.
Ai bëri të ditur se me rastin po merret Njësia e Trafikut e Kryeqytetit, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet e nevojshme./lajmi.net/