Krasniqi: Nuk janë gëzu kur u zgjodh Dimal Basha, u gëzuan kur u votua Rashiqi
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka komentuar zgjedhjen e Nenad Rashiqit për nënkryetar nga komuniteti serb. Ai tha se iu është dukur interesant fakti se deputetët e VV’së nuk janë gëzuar kur është zgjedhur Dimal Basha kryetar i Kuvendit, sa janë gëzuar kur u zgjodh sot Nenad Rashiq nënkryetar i Kuvendit. “Nuk na takon…

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka komentuar zgjedhjen e Nenad Rashiqit për nënkryetar nga komuniteti serb.
Ai tha se iu është dukur interesant fakti se deputetët e VV’së nuk janë gëzuar kur është zgjedhur Dimal Basha kryetar i Kuvendit, sa janë gëzuar kur u zgjodh sot Nenad Rashiq nënkryetar i Kuvendit.
“Nuk na takon neve si liderë të partive politike të shqiptareve, me i nda serbët kush është serb i mirë e kush i keq, e kush është serb lojal e kush jolojal për shkak të interesave që i kanë sot. Nuk janë gëzu fare kur u zgjodh Dimal Basha, por e kanë pas një ekzaltim kur është zgjedh Nenad Rashiqi. Rrehen shuplaka, ndërsa kur u zgjedh Dimal Basha ju patën vjerr fytyrat të gjithëve”, tha ai në T7.