Mihali nervozohet që PDK e AAK s’e votuan Nenad Rashiqin: Tradhtarë, gjithë ditën gojën plot UÇK, Hagë, komandantë
Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është nervozuar paksa me Partinë Demokratike të Kosovës dhe AAK-në, që nuk ua votuan Nenad Rashiq-in për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb. Nga Vetëvendosje bënin vazhdimisht thirrje që Rashiq të votohet, ndërsa Mihali deklaroi se AAK dhe PDK janë “tradhtarë të vetes”. Ajo shkruan…

Lajme
Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është nervozuar paksa me Partinë Demokratike të Kosovës dhe AAK-në, që nuk ua votuan Nenad Rashiq-in për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb.
Nga Vetëvendosje bënin vazhdimisht thirrje që Rashiq të votohet, ndërsa Mihali deklaroi se AAK dhe PDK janë “tradhtarë të vetes”.
Ajo shkruan se gjithë ditën e kanë gojën plot UÇK, Hagë e komandantë, por ‘nuk e ngrisin dorën kundër Listës Serbe’.
Postimi i plotë:
Gjithë ditën gojën plot UÇK, Haga, komandatë, por aty ku dëshmohet kjo pra në Kuvend, nuk patën dorë me ngrit kundër Listës Serbe, as PDK as AAK.
Këta jeni ju.
Tradhtarë të vetes tuaj./Lajmi.net/