Simiq insiston: Nënkryetari serb i takon Listës Serbe – Ne nuk marrim pjesë në shkeljen e Kushtetutës

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, ka reaguar pas ezaurimit të të gjithë kandidatëve të subjektit të tij për postin e nënkryetarit të Kuvendit, duke theksuar se ky pozicion i takon ekskluzivisht Listës Serbe, në përputhje me Kushtetutën dhe aktgjykimet relevante. “Në bazë të Kushtetutës, vetëm këta kandidatë kanë të drejtën. Në bazë të Rregullores…

Lajme

10/10/2025 11:56

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, ka reaguar pas ezaurimit të të gjithë kandidatëve të subjektit të tij për postin e nënkryetarit të Kuvendit, duke theksuar se ky pozicion i takon ekskluzivisht Listës Serbe, në përputhje me Kushtetutën dhe aktgjykimet relevante.

“Në bazë të Kushtetutës, vetëm këta kandidatë kanë të drejtën. Në bazë të Rregullores dhe aktgjykimit. E gjitha tjetër është shkelje. Mos e bëni këtë, është diçka që është e qartë – i takon Listës Serbe”, u shpreh Simiq, transmeton lajmi.net.

Ai ritheksoi se subjekti i tij nuk do të marrë pjesë në asgjë që bie ndesh me ligjin: “Ne nuk do të bëjmë diçka që është në kundërshtim. Përsëri e propozojmë Sllavko Simiqin. Ne nuk marrim pjesë në shkeljen e Kushtetutës dhe nuk na detyroni në këtë gjë.”

Ndërkohë, gjatë fjalimit të Sllavko Simiq, i cili u propozua sërish si kandidat për nënkryetar, disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje janë shprehur të irrituar./lajmi.net/