6 propozime, 6 dështime- as Branislav Nikoliq s’i merr votat
Lista Serbe ka propozuar deri më tani katër kandidatë për nënkryetar të Kuvendit të Kosovs nga komuniteti serb. Deri më tani me vetëm 9 vota për nuk arritën të bëhen nënkryetar nga komuniteti serb, Slavko Simiq, Zlatan Elek, Liljana Stefanoviq dhe as Verika Qeraniq. Pas kësaj, Lista Serbe propozoi që të votohet Miljana Nikoliq. Për…

Lajme
Lista Serbe ka propozuar deri më tani katër kandidatë për nënkryetar të Kuvendit të Kosovs nga komuniteti serb.
Deri më tani me vetëm 9 vota për nuk arritën të bëhen nënkryetar nga komuniteti serb, Slavko Simiq, Zlatan Elek, Liljana Stefanoviq dhe as Verika Qeraniq.
Pas kësaj, Lista Serbe propozoi që të votohet Miljana Nikoliq.
Për tri herë radhazi, Nikoliq dështoi të bëhet nënkryetare, transmeton lajmi.net.
Pas kësaj, deputeti Igor Simiq propozoi edhe një emër e që është Branislav Nikoliq.
Nikoliq është i propozuari i gjashtë me radhë nga Lista Serbe.
Për tri herë radhazi, Nikoliq mori vetëm votat për nga partia e tij Lista Serbe./Lajmi.net/