Faton Peci: Ne kemi votë vetëm për kolegun Rashiq, asnjëherë për Radoiçiq
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Faton Peci tha se do ta mbështesë vetëm kandidaturën e Nenad Rashiq për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb. Ai tha se kanë votë për kolegun Rashiq, transmeton lajmi.net. “Ne kemi votë vetëm për kolegun Rashiq, asnjëherë për Radoiçiqin dhe shpurën e tij,”- ka deklaruar…

Lajme
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Faton Peci tha se do ta mbështesë vetëm kandidaturën e Nenad Rashiq për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb.
Ai tha se kanë votë për kolegun Rashiq, transmeton lajmi.net.
“Ne kemi votë vetëm për kolegun Rashiq, asnjëherë për Radoiçiqin dhe shpurën e tij,”- ka deklaruar ai para vazhdimit të seancës konstituive./Lajmi.net/