“Flasim me gjuhën e kampionit!” – Noizy të shtunën në Drenas për të përkrahur Ramiz Lladrovcin
Në prag të mbylljes së fushatës zgjedhore për komunën e Drenasit, atmosfera po ngrohët jo vetëm nga politika, por edhe nga muzika dhe mbështetja e emrave të njohur të skenës shqiptare. Reperi i njohur nga Shqipëria, Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, ka shprehur publikisht përkrahjen për kandidatin për kryetar të Drenasit, Ramiz…

ShowBiz
Në prag të mbylljes së fushatës zgjedhore për komunën e Drenasit, atmosfera po ngrohët jo vetëm nga politika, por edhe nga muzika dhe mbështetja e emrave të njohur të skenës shqiptare.
Reperi i njohur nga Shqipëria, Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, ka shprehur publikisht përkrahjen për kandidatin për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, raporton lajmi.net
Përmes një postimi në Instastory, Noizy ka bërë të ditur se të shtunën, në orën 18:30, do të jetë në Drenas, në një ngjarje madhështore që shënon mbylljen e fushatës zgjedhore të kandidatit të PDK-së, Lladrovci.
“Të shtunën, në orën 18:30, në Drenasin e 7 herë Kampionit te Kosovës, Ramiz Lladrovci! Zemra e Kosovës, Drenica heroike – gati për fitoren 101! Në mbyllje të fushatës, flasim me GJUHËN E KAMPIONIT!. Sepse ka 101 arsye për Drenasin kampion”, ka shkrua Noizy./Lajmi.net/