Dreshaj: Kurti të reflektojë, ose vendi do të shkojë në zgjedhje të reja
Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka thënë se pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, partia në pushtet duhet të reflektojë ose vendi të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare. Ai ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është i drejtë dhe si parti do ta respektojnë. Megjithatë ai ka thënë se kriza…

Lajme
Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka thënë se pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, partia në pushtet duhet të reflektojë ose vendi të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.
Ai ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është i drejtë dhe si parti do ta respektojnë.
Megjithatë ai ka thënë se kriza politike është rezultat i mungesës së numrave për formimin e institucioneve nga partia fituese dhe jo e aspektit ligjor apo kushtetues.
“Lojëra për shkak të mungesë së numrave nga partia që ka fitua zgjedhjet. Sot e tutje do ta shohim, ose Albin Kurti dhe partia e tij do të reflektojnë me bashkëpunimin e një subjekti politik shqiptar, ose vendi do të shkojë në zgjedhje. Unë kam parapa që vendi do të shkojë në zgjedhje dhe mendoj se kjo është më e mira për vendi”, ka thënë Dreshaj në Tëvë1.
Madje, ai është shprehur se vendi do të ketë zgjedhje të reja parlamentare para vitit të ri.
Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e publikuar të mërkurën ka theksuar se Kuvendi nuk është i konstituuar dhe se deputetët kanë afat 12 ditë nga hyrja në fuqi e aktgjykimit, duke konstatuar se Kuvendi nuk është konstituuar.
Gjykata ka vlerësuar se votimi ndara i nënkryetarëve nga komunitet nuk përbënë shkelje të Kushtetutës, por ka theksuar se duhet të zgjidhet edhe nënkryetari nga komuniteti serb.
Në aktgjykim, është përjashtuar mundësia e vetos për Listës Serbe sa i përket pozitës së nënkryetarit, duke theksuar se Kuvendi mund të funksionojë edhe pa një nënkryetar të zgjedhur, nëse partitë që e kanë këtë të drejtë refuzojnë të paraqesin kandidaturat për këtë pozitë.
Dreshaj ka vlerësuar si ky aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese është i duhuri.
“Është e mirë e madhe për shkak se nuk guxon askush ta ketë primatin e të drejtës së vetos e aq më pak pakicat që ta bllokojnë shumicën. Unë mendoj që ky vendim i Gjykatës Kushtetuese është shumë i drejtë, nuk ka krijuar precedent dhe ka vazhduar që ta implementojë legjislacionin kushtetues në vend”, është shprehur Dreshaj.