Pezullimi i dialogut strategjik | ndryshe nga Kurti, Kusari-Lila e shqetësuar: Duhet të merret seriozisht
Kryetarja e Alternativës, Mimiza Kusari-Lila, ka komentuar vizitën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti në SHBA i cili nuk kishte asnjë takim të nivelit të lartë me zyrtarët Amerikan. Ajo e arsyetoi këtë duke thënë se një gjë ishte e pritshme për shkak se Qeveria është në detyrë. Por, pezullimi i dialogut strategjik i…

Lajme
Kryetarja e Alternativës, Mimiza Kusari-Lila, ka komentuar vizitën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti në SHBA i cili nuk kishte asnjë takim të nivelit të lartë me zyrtarët Amerikan.
Ajo e arsyetoi këtë duke thënë se një gjë ishte e pritshme për shkak se Qeveria është në detyrë.
Por, pezullimi i dialogut strategjik i planifikuar me Qeverinë në detyrë, Kusari ka thënë se mesazhet e SHBA-së duhet të merren shumë seriozisht.
“Kjo ka qenë një reagim i tyre me një mesazh i cili natyrisht se duhet të merren shumë seriozisht dhe natyrisht se duhet të trajtohet në frymën e ngritjes së bashkëpunimit por edhe të ruajtjes së paanshmërisë dhe integritetin e institucioneve të cilat nuk janë të lidhura me partitë politike. E kam parë me brengë dhe vazhdojë të besoj që ka mundësi kthimi. Pashmangshëm SHBA-të janë aleati më strategjikë i Republikës së Kosovës. Nuk besoj se është situatë e pakthyeshme”., tha Kusari- Lila për rtv21.