“Hera e 5 e tenderimit”, KQZ më në fund e gjen kompaninë për bartjen e materialit për zgjedhjet lokale
Pas disa tenderëve të dështuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më në fund e ka gjetur kompaninë që do të bëjë transportin e materialit zgjedhor për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Kontrata në vlerë totale prej 88 mijë e 500 euro, i është dhënë kompanisë “Starshped”, përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë.…

Lajme
Pas disa tenderëve të dështuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më në fund e ka gjetur kompaninë që do të bëjë transportin e materialit zgjedhor për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Kontrata në vlerë totale prej 88 mijë e 500 euro, i është dhënë kompanisë “Starshped”, përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë.
Dhënia e kontratës është bërë më 6 tetor, e nënshkrimi ka qenë i planifikuar për dje. Në tenderin paraprak, KQZ nuk kishte pranuar asnjë ofertë, transmeton reporteri.
KQZ e kishte lidhur një kontratë për bartjen e materialeve në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe kontrata e njëjtë kishte qenë edhe për zgjedhjet e 12 tetorit. Mirëpo, pas përfundimit të zgjedhjeve nacionale, e ka shkëputur këtë kontratë meqë kompania nuk ka pranuar të vazhdojë me pjesën e mbetur të kontratës.
“Duke marrë për bazë se ne kemi pas kontratë aktive edhe për zgjedhjet lokale atëherë si njësi e kërkesës ketë aktivitet te prokurimit nuk e kemi planifikuar me herët. Nevoja për ketë aktivitet ka lindur pasi qe AK-KQZ ka bërë shkëputjen e kontratës paraprake sipas përshkrimit te mësipërm. Andaj duke marrë për bazë situatën e krijuar dhe ofrimin e dates se zgjedhjebe lokale sipas kërkesës se njesisë se kërkeses kemi bërë shkuritmin e afateve kohore sipas nenit 46 te LPP-së. Po ashtu ne tenderimin herën e pare nuk kemi pranuar asnjë ofertë të përgjegjshme. Kjo është hera e 5 e tenderimit”, theksohet në dosje.
Zgjedhjet lokale mbahen këtë të diele.