Qeveria lëshohet t’i ndihmoj Prebrezës në fushatë | Durmishi njofton se shpejt nis ndërtimi i rrugës që lidh Fushë Kosovën me Prishtinës, përgjatë hekurudhës

Hysen Durmishi ka njoftuar sot se së shpejti nis ndërtimi i rrugës që lidh Fushë Kosovën me Prishtinën, përgjatë hekurudhës deri në rrugën “Dervish Çollaku”. Investim ky prej 2.1 milionë euro. Këto deklarata Durmishi i ka bërë sot gjatë një vizite në rrugën “Fehmi Lladrovci”, së bashku me kandidatin e VV-së për komunën e Fushë…

Lajme

07/10/2025 14:32

Hysen Durmishi ka njoftuar sot se së shpejti nis ndërtimi i rrugës që lidh Fushë Kosovën me Prishtinën, përgjatë hekurudhës deri në rrugën “Dervish Çollaku”. Investim ky prej 2.1 milionë euro.

Këto deklarata Durmishi i ka bërë sot gjatë një vizite në rrugën “Fehmi Lladrovci”, së bashku me kandidatin e VV-së për komunën e Fushë Kosovës Valon prebreza.

Durmishi ndër të tjera ka thënë se ky është investim që sjell zhvillim, lëvizje dhe mundësi të reja për qytetarët e Fushë Kosovës.

“Fushë Kosova po ecën përpara. Sot, bashkë me kandidatin tonë për kryetar, z. Valon Prebreza, vizituam rrugën “Fehmi Lladrovci”. Procesi i shpronësimit ka filluar, buxheti dhe projekti janë gati. Shumë shpejt nisim procedurat për realizimin e investimit prej 2.1 milionë euro për ndërtimin e rrugës që lidh Fushë Kosovën me Prishtinën, përgjatë hekurudhës, deri në rrugën “Dervish Çollaku”. Ky është investim që sjell zhvillim, lëvizje dhe mundësi të reja për qytetarët e Fushë Kosovës. Me punë të përkushtuar, po e ndërtojmë të ardhmen e sigurt të qytetet tona”, ka thënë Durmishi.