Plakolm pas takimit me Osmanin: Stabiliteti dhe qeverisja e mirë janë kyçe për të ardhmen e Kosovës në Evropë

Ministrja e Shtetit të Austrisë për Evropë, Claudia Plakolm, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë, ku është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar, Plakolm ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për çështje të rëndësishme si stabiliteti, qeverisja e mirë dhe bashkëpunimi…

Lajme

07/10/2025 11:26

Ministrja e Shtetit të Austrisë për Evropë, Claudia Plakolm, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë, ku është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar, Plakolm ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për çështje të rëndësishme si stabiliteti, qeverisja e mirë dhe bashkëpunimi rajonal – elemente që ajo i cilëson si thelbësore për të ardhmen evropiane të Kosovës, raporton lajmi.net

“Kënaqësi të takoj Presidenten Vjosa Osmani në Kosovë. Diskutuam rëndësinë e stabilitetit, qeverisjes së mirë dhe bashkëpunimit rajonal. Të gjitha janë thelbësore për të ardhmen e Kosovës në Evropë”, ka shkruar Plakolm./Lajmi.net/