Shahini: Kostoja e banimit në Prishtinë e papërballueshme, të tjerët s’janë marrë me këtë problem

Kandidatja e Partisë Socialdemokrate për kryetare të Prishtinës Besa Shahini, ka prezantuar vizionin e saj për kryeqytetin. Shahini, tha se banimi dhe arsimi janë dy çèshtjet kryesore në të cilën bazohet programi i PSD-së. Ajo tha se kostoja e banimit në Prishtinë është e papërballueshme. “Kostoja në Prishtinë është bërë e papërballueshme. Kjo është konfirmuar…

Lajme

06/10/2025 21:18

Kandidatja e Partisë Socialdemokrate për kryetare të Prishtinës Besa Shahini, ka prezantuar vizionin e saj për kryeqytetin.

Shahini, tha se banimi dhe arsimi janë dy çèshtjet kryesore në të cilën bazohet programi i PSD-së.

Ajo tha se kostoja e banimit në Prishtinë është e papërballueshme.

“Kostoja në Prishtinë është bërë e papërballueshme. Kjo është konfirmuar dhe nga njerëzit me të cilët jemi takuar në terren, edhe gjatë vizitae derë më derë edhe kur i kemi vizituar në bizneset e tyre. Janë dy kategori që më së shumti e rëndojnë buxhetin familjar janë shpenzimet për arsimin, çerdhe, kopshte, qëndrim ditor, transporti shkollor, por pjesa më e madhe shkon drejt banimit”, tha ajo në debatin për kryeqytetin drejtpërdrejtë në Klan Kosova.