Mehmetaj për audio-incizimet e Lladrovcit: S’janë pjesë e fushatës, janë të verifikuara dhe me rëndësi publike
Gazetari Lirim Mehmetaj është përballur me kryetarin aktual të Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas publikimit të një audio-incizimi ku dëgjohet Lladrovci duke diskutuar për projekte ndërtimore në territorin e komunës. Gjatë debatit, Mehmetaj ka mbrojtur publikimin e materialit, duke theksuar se incizimi nuk ka lidhje me fushatën zgjedhore, por është publikuar në momentin kur ai e…

Lajme
Gazetari Lirim Mehmetaj është përballur me kryetarin aktual të Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas publikimit të një audio-incizimi ku dëgjohet Lladrovci duke diskutuar për projekte ndërtimore në territorin e komunës.
Gjatë debatit, Mehmetaj ka mbrojtur publikimin e materialit, duke theksuar se incizimi nuk ka lidhje me fushatën zgjedhore, por është publikuar në momentin kur ai e ka siguruar.
“Gazetarit nuk i intereson as kush ia sjell materialin, as motivet që qëndrojnë prapa atij që ia sjell materialin. Veç dy gjëra i interesojnë: a është i vërtetë dhe a përbën interes për publikun,” tha Mehmetaj.
Ai shtoi se publikimi i incizimit është bërë në përputhje me etikën profesionale dhe parimin e transparencës ndaj qytetarëve.
“Përderisa materiali që e kemi publikuar ne është i vërtetë dhe përbën interes për publikun, normalisht që e publikojmë,” deklaroi gazetari në dukagjin.
Audio-incizimi në fjalë ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik dhe politik, ndërsa Lladrovci ka mohuar akuzat, duke thënë se materiali është “i prerë disa herë” dhe është përdorur për qëllime fushate.