Siguria në shkolla, takim ndërmjet policëve dhe drejtorëve të shkollave

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta për bashkëpunim ndërinstitucional, komandanti i Stacionit Policor “Veriu” në Prishtinë, kapiten Faton Shala, së bashku me stafin komandues, zhvilloi një takim pune me drejtorët e shkollave fillore dhe zyrtarë komunal të Kryeqytetit. Takimi kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Kosovës dhe institucioneve arsimore, me fokus të…

Lajme

06/10/2025 20:45

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta për bashkëpunim ndërinstitucional, komandanti i Stacionit Policor “Veriu” në Prishtinë, kapiten Faton Shala, së bashku me stafin komandues, zhvilloi një takim pune me drejtorët e shkollave fillore dhe zyrtarë komunal të Kryeqytetit.

Takimi kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Kosovës dhe institucioneve arsimore, me fokus të veçantë në parandalimin e incidenteve, rritjen e sigurisë në ambiente shkollore dhe mbrojtjen e nxënësve.

Gjatë diskutimeve, palët theksuan rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm ndërmjet policisë, shkollave dhe prindërve, si dhe nevojën për aktivitete sensibilizuese që synojnë edukimin e nxënësve për sjellje të përgjegjshme dhe respektimin e rregullave të rendit publik.