Gjendja e të plagosurit në Prishtinë është stabile, po trajtohet në Klinikën e Ortopedisë
Një tentim vrasje ka ndodhur pasditen e së shtunës në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Gjendja e tij për momentin është stabile dhe nga Emergjenca është dërguar në klinikën e Ortopedisë në QKUK, për trajtim të mëtutjeshëm. Këtë e ka…

Lajme
Një tentim vrasje ka ndodhur pasditen e së shtunës në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Gjendja e tij për momentin është stabile dhe nga Emergjenca është dërguar në klinikën e Ortopedisë në QKUK, për trajtim të mëtutjeshëm.
Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, drejtori i Emergjencës, Naser Syla.
Syla ka thënë se gjendja e pacientët të plagosur ka qenë stabile tërë kohën.
“Gjendja e pacientët të plagosur ka qenë stabile tërë kohën. Për trajtim të mëtutjeshëm ai është transferuar në Klinikën e Ortopedisë”, ka thënë Syla.
Sipas informacioneve të Policisë së Kosovës, rreth orës 16:39, dy persona të dyshuar, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, mashkull kosovar, duke e plagosur atë. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Viktima është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një fishek.
Ndërkohë, të dyshuarit ndodhen në arrati dhe Policia ka nisur hetimet intensive për kapjen e tyre.