Trump “selam” Hamasit: Nuk do të toleroj vonesë – veproni shpejtë

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Hamasin që të përshpejtojë veprimet për lirimin e pengjeve izraelite të mbetura në Gaza, duke theksuar se çdo vonesë mund të çojë në dështimin e të gjithë procesit të paqes, transmeton lajmi.net. Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi: “E vlerësoj që Izraeli ka ndaluar…

Bota

04/10/2025 19:30

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Hamasin që të përshpejtojë veprimet për lirimin e pengjeve izraelite të mbetura në Gaza, duke theksuar se çdo vonesë mund të çojë në dështimin e të gjithë procesit të paqes, transmeton lajmi.net.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi: “E vlerësoj që Izraeli ka ndaluar përkohësisht bombardimet në mënyrë që t’i japë një shans përfundimit të lirimit të pengjeve dhe Marrëveshjes së Paqes.”

Ai paralajmëroi Hamasin se duhet të veprojë pa vonesa: “Hamasi duhet të veprojë shpejt, përndryshe të gjitha bastet do të bien.”

Trump theksoi gjithashtu se nuk do të tolerojë shtyrje apo rezultate të paqarta që do ta linin Gazën si një kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë: “Nuk do të toleroj vonesë, të cilën shumë mendojnë se do të ndodhë, ose ndonjë rezultat ku Gaza përbën përsëri një kërcënim. Le ta bëjmë këtë, SHPEJT.”

Në fund të deklaratës së tij, ai shtoi: “Të gjithë do të trajtohen në mënyrë të drejtë!”

Komentet e Trump vijnë në një kohë të tensionuar, pasi mëngjesin e sotëm janë raportuar tre sulme ajrore në qytetin e Gazës, një prej të cilave ka shkaktuar viktima dhe të plagosur, sipas burimeve spitalore në al-Shifa.

Nga ana tjetër, Hamasi ka deklaruar se është i gatshëm të lirojë të gjithë pengjet izraelite të mbetura, ndërkohë që diskutimet për një marrëveshje të paqes dhe ndërprerje të qëndrueshme të luftimeve po vazhdojnë në prapaskenë./lajmi.net/