Haziri: Vizitat e Kurtit dhe Osmanit në SHBA janë shndërruar në ekskursione politike

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka folur për vizitat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit. Këto vizita Haiziri i konsideruar si eskurzion politik.   “Me të thënë drejtën eskurzion politik. Sipas detyrës zyrtare presidentja merrë pjesë në samitin…

Lajme

04/10/2025 19:08

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka folur për vizitat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.

Këto vizita Haiziri i konsideruar si eskurzion politik.

 

“Me të thënë drejtën eskurzion politik. Sipas detyrës zyrtare presidentja merrë pjesë në samitin e OKB-së. Ju e dini rregullin e brendshëm të Kosovës që një vit shkon presidentja një vit shkon kryeministri. Për herë të parë kësaj here dhe për shkak të kufizimeve që ka kryeministri. Presidentja po shkon vazhdimisht. Kur ka qenë në raporte pa kufizime me partnerët tonë ka pasur raste që kanë shkuar bashkë kanë udhëtuar bashkë në New York dhe kanë qenë bashkë tek Sekretari i Shtetit. Por në momentin që kanë ndodhur kufizimet e partnerëve tonë ka filluar mu ndarë. Por është shfaq Vjosa Osmani-Sadriu është përfaqësuesja e vetëme dhe e vetme në politikën e jashtme që Kosova sot e ka në komunikim, ku e përaqëson Kosovën në formatin rajonal, ndërkombëtar, global ku do qoftë ai duke përfshirë OKB-në”, ka thënë ai.

Nënkryetari i LDK-së ka folur edhe kufizimet që janë bërë kabinetit qeveritar.

 

“Por njëkohësisht edhe aty ku duhej të ishte kryeministri me qenë në format Presidentja e Kosovës ftohet me shku në shumicën e rasteve deri tani. Tani po dëgjojmë për kufizimeve të reja. Por QEveria e kosovës, kryeministri në detyrë sot kryeministri dje dhe disa ministra të Qeverisë së Kosovës janë në kufizime nga Qeveria amerikane tash e një kohë të nivelëve të takimeve edhe në Prishtinë pritjet edhe vizitat në Ushington”, tha ai në Periskop, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”.

Haziri gjatë intervistës ka folur edhe për pezullimin e Dialogut Strategjik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Kosovën.

“Kufizimet janë serioze nuk ka vetëm takime. Ka më shumë se dy vite që Qeveria Amerikane në urimet e tyre edhe në adresimet në Kosovë edhe në vizitat e përmendim marrëdhëniet shumë të mira me popullin e Kosovës e nuk e përmendin asnjëherë qeverinë.Ky ka qenë sinjal për politikanët i vazhdueshëm. Ata duan të sigurojnë popullin e Kosovës që marrëdhëniet me SHBA-në janë të paprekshme të pathyeshme por nuk përmendet Qeveria sepse nuk kanë marrëdhëniet të paprekshme me Qeverinë. Z. Kurti marrëdhëniet e mirëbesimit me Amerikën i ka përkthyer në marrëdhënie të kryqëzume sot dhe këtë kryqëzim sot e ka bërë me veprime të njëanshme në Prishtinë dhe me deklartën e fundit në Neë York . Në Neë York ka folur për kushtëzime nuk e bëjë këtë për sundim të ligjjit, nuk e bëjë këtë për Rusi nuk e bëjë këtë për cka do që ka përmend”, ka thënë ndër të tjera Haziri.

Haziri ka thënë se Amerika është në tri nivele në Kosovë.

 

“Ambasada më e madhe në Ballkanin Perëndimore me kapacitet, prezenca financiare e madhe dhe e treta, i vetmi vend që kemi ushtri amerikane në Kosovë”, ka thënë Haziri.