Valon Syla: Situata aktuale paralajmëron zgjedhje të jashtëzakonshme në dhjetor
Analisti Valon Syla ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, pas deklaratës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, se VV dhe Nisma nuk i kanë 61 deputetë për të formuar qeverinë. Sipas Sylës, kjo situatë paralajmëron zgjedhje të reja parlamentare, që pritet të mbahen kah fundi i dhjetorit, transmeton lajmi.net.…

Lajme
Analisti Valon Syla ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, pas deklaratës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, se VV dhe Nisma nuk i kanë 61 deputetë për të formuar qeverinë.
Sipas Sylës, kjo situatë paralajmëron zgjedhje të reja parlamentare, që pritet të mbahen kah fundi i dhjetorit, transmeton lajmi.net.
“E para arsye është ajo kalendarike, që lidhet me afatet kushtetuese të mbetura dhe ditët kur duhet të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme,” shkruan Syla në një postim në rrjete sociale.
Ai thekson se një arsye tjetër që e bën të pashmangshëm shkuarjen në zgjedhje është fakti se askush nga partitë vendore nuk pranon të hyjë në një koalicion të përkohshëm, pa numrat e mjaftueshëm për të zgjedhur presidentin e ardhshëm.
“Kjo, pasi që pas pesë muajsh përfundon mandati i Presidentes Vjosa Osmani dhe vendi do të detyrohej sërish të shkojë në zgjedhje,” shton ai.
Sipas Sylës, vetëm zgjedhjet nacionale mund të prodhojnë një koalicion të gjerë, me gjasa më të mëdha që të vijë nga opozita, për të tejkaluar krizën aktuale politike dhe për të siguruar një stabilitet katërvjeçar./lajmi.net/