Erdogan mbështet planin e paqes së Trump dhe kërkon ndaljen e bombardimeve në Gaza

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka përshëndetur zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duke e cilësuar si një “dritare mundësie” për paqe të qëndrueshme vendimin e Hamasit për të liruar të gjithë pengjet izraelite që ndodhen ende në Rripin e Gazës. Sipas Erdoganit, ky veprim tregon se Hamasi është “i gatshëm për paqe”,…

Bota

04/10/2025 17:07

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka përshëndetur zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duke e cilësuar si një “dritare mundësie” për paqe të qëndrueshme vendimin e Hamasit për të liruar të gjithë pengjet izraelite që ndodhen ende në Rripin e Gazës.

Sipas Erdoganit, ky veprim tregon se Hamasi është “i gatshëm për paqe”, ndërsa ka kërkuar nga Izraeli që të ndalë menjëherë fushatën e bombardimeve në Gazë, transmeton lajmi.net.

“Kështu është hapur një dritare mundësie për paqe të qëndrueshme në rajonin tonë,” u shpreh presidenti turk.

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të sillen me “ndjenjë të lartë përgjegjësie” për të mos e humbur këtë mundësi historike.

Turqia, një aktor kyç rajonal që mban marrëdhënie diplomatike me të dyja palët – Izraelin dhe Hamasin – ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndërmjetësimin e bisedimeve për armëpushim dhe paqe, shkruan Sky News./lajmi.net/