Studentja amerikane vdes në Tesla, familja e padit: Ajo nuk mundi ta hapte derën

Prindërit e një studenteje që vdiq tragjikisht në një automjet Tesla kanë ngritur një padi kundër kompanisë, duke pretenduar se aksidenti u shkaktua nga një defekt i njohur në dizajnin e Cybertruck. Ata pretendojnë se vajza e tyre nuk ishte në gjendje të dilte nga automjeti, i cili u përfshi nga flakët pas përplasjes, raporton…

Bota

04/10/2025 14:04

Prindërit e një studenteje që vdiq tragjikisht në një automjet Tesla kanë ngritur një padi kundër kompanisë, duke pretenduar se aksidenti u shkaktua nga një defekt i njohur në dizajnin e Cybertruck.

Ata pretendojnë se vajza e tyre nuk ishte në gjendje të dilte nga automjeti, i cili u përfshi nga flakët pas përplasjes, raporton Unilad.

Nëntorin e kaluar, 19-vjeçarja Krysta Tsukahara, 20-vjeçari Jack Nelson dhe shoferi 19-vjeçar Soren Dixon humbën jetën në aksident,

Raportet e medias thanë se Cybertruck, në pronësi të familjes Dixon, goditi një pemë në Piedmont të Kalifornisë.

Pothuajse një vit pas aksidentit, Carl dhe Noelle Tsukahara, prindërit e studentes së ndjerë, ngritën një padi. Dokumenti prej 36 faqesh, i paraqitur në Gjykatën e Lartë të Qarkut Alameda, pretendon se dizajni i derës së Teslës e bëri të pamundur që Krysta të dilte nga automjeti, edhe pse ajo nuk pësoi lëndime kërcënuese për jetën në vetë aksidentin.