Von der Leyen: Gatishmëria e Hamasit është inkurajuese, duhet të shfrytëzohet momenti
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përshëndetur gatishmërinë e Hamasit për lirimin e pengjeve në Gazë, duke e cilësuar këtë si një shenjë “inkurajuese”. “Ky moment duhet të shfrytëzohet. Një armëpushim i menjëhershëm në Gaza dhe lirimi i të gjitha pengjeve po arrihen”, ka shkruar ajo në X. Von der Leyen shtoi…

Bota
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përshëndetur gatishmërinë e Hamasit për lirimin e pengjeve në Gazë, duke e cilësuar këtë si një shenjë “inkurajuese”.
“Ky moment duhet të shfrytëzohet. Një armëpushim i menjëhershëm në Gaza dhe lirimi i të gjitha pengjeve po arrihen”, ka shkruar ajo në X. Von der Leyen shtoi se Evropa do të mbështesë “të gjitha përpjekjet që synojnë përfundimin e vuajtjeve të civilëve dhe promovimin e zgjidhjes së qëndrueshme për paqen, zgjidhja me dy shtete”.
Hamas ka njoftuar se është i gatshëm të lirojë të gjithë pengjet, të gjallë dhe të vdekur, sipas kornizës së detajuar në planin 20-pikësh të presidentit amerikan, Donald Trump, dhe të hyjë “menjëherë” në negociata për detajet e këtij propozimi.
Grupi ka shprehur gjithashtu pajtueshmëri që kontrolli mbi Rripin e Gazës t’i transferohet “një trupi palestinez, me mbështetje arabe dhe islame”.
Në deklaratë, Hamasi theksoi se disa elemente të planit të paqes të propozuar nga Trumpi janë të pranueshme, ndërsa të tjerat do të kërkojnë negociata të mëtejshme.