Dyshohet për ngacmim seksual ndaj të miturës në Lipjan – Polici jep detaje
Një rast i ndjeshëm i sulmit seksual është raportuar në qytetin e Lipjanit, ku një qytetar ka denoncuar se vajza e tij e mitur dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një tjetër i mitur, po ashtu mashkull kosovar. Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar nga babai i viktimës më 30 shtator. Ai ka njoftuar…

Lajme
Një rast i ndjeshëm i sulmit seksual është raportuar në qytetin e Lipjanit, ku një qytetar ka denoncuar se vajza e tij e mitur dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një tjetër i mitur, po ashtu mashkull kosovar.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar nga babai i viktimës më 30 shtator. Ai ka njoftuar autoritetet se vajza e tij ka qenë viktimë e një sulmi seksual nga një person i njohur, i cili gjithashtu është i mitur, raporto Lajmi.net
Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore, dhe hetimet janë duke vazhduar. Për shkak të ndjeshmërisë dhe përfshirjes së të miturve në rast, nuk janë bërë publike detaje të tjera./Lajmi.net/