Rutte: Të gjithë në rrezik, Moska mund të godasë edhe Romën
Ne të gjithë jemi në rrezik, raketat më të avancuara ruse mund të godasin Romën, Amsterdamin ose Londrën me shpejtësi pesë herë më te lartë sa ajo e zërit, tha sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte për “Tg1”. “Kjo do të thotë se të gjithë jemi në krahun lindor”, shtoi ai. “Presidenti rus,…

Bota
Ne të gjithë jemi në rrezik, raketat më të avancuara ruse mund të godasin Romën, Amsterdamin ose Londrën me shpejtësi pesë herë më te lartë sa ajo e zërit, tha sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte për “Tg1”.
“Kjo do të thotë se të gjithë jemi në krahun lindor”, shtoi ai.
“Presidenti rus, Vladimir Putin është tashmë kundërshtari ynë kryesor, kërcënimi kryesor në planin afatgjatë”, theksoi Rutte. Sekretari i Përgjithshëm iu bashkua sot takimit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), në Kopenhagë.
Ai mori pjesë në seancën plenare, si dhe në një diskutim në tryezën e rrumbullakët me udhëheqësit evropianë dhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbi sigurinë dhe qëndrueshmërinë.
Ai theksoi rreziqet urgjente nga Rusia, Kina, Koreja e Veriut dhe Irani, duke vënë në dukje përpjekjet e tyre për të minuar dhe për të shkatërruar rendin e bazuar në rregulla.
Ai kërkoi mbështetje më të madhe për Ukrainën dhe rritje të prodhimit të mbrojtjes për të kundërshtuar rreziqet e përshkallëzimit dhe për të penguar agresionin rus.
Rutte zhvilloi gjithashtu disa takime dypalëshe gjatë qëndrimit në EPC me aleatët, si dhe partnerët, përfshirë presidenten e Moldavisë, Maia Sandu, dhe presidentin e Ukrainës, Zelensky.