Leposaviq: Një shtetas i Serbisë sulmon zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari

Një person shtetas i Serbisë ka sulmuar zyrtarët policorë në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Nga ky sulm një zyrtar policor ka pranuar tretman mjekësor, teksa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. “PKK Jarinjë, Leposaviq / 02.10.2025 – 04:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që…

Lajme

03/10/2025 09:03

Një person shtetas i Serbisë ka sulmuar zyrtarët policorë në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Nga ky sulm një zyrtar policor ka pranuar tretman mjekësor, teksa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“PKK Jarinjë, Leposaviq / 02.10.2025 – 04:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë. Një zyrtar policor ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.