Matoshi: Këta 120 deputetë e kanë shkelë besimin popullor nën diktatin e Albin Kurtit duke mos i dhënë vendit institucione

Gazetari dhe analisti, Halil Matoshi, ka folur lidhur me situatën aktuale politike në vend, ku theksoi se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë zgjidhja e vetme që ka mbetur për të zgjedhur ngërçin politik, dhe se deputetët kanë shkelur besimin e popullit duke mos formuar institucionet. Matoshi për GazetaBlic tha se shumica parlamentare kanë mbajtur vendin nën…

Lajme

02/10/2025 18:51

Gazetari dhe analisti, Halil Matoshi, ka folur lidhur me situatën aktuale politike në vend, ku theksoi se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë zgjidhja e vetme që ka mbetur për të zgjedhur ngërçin politik, dhe se deputetët kanë shkelur besimin e popullit duke mos formuar institucionet.

Matoshi për GazetaBlic tha se shumica parlamentare kanë mbajtur vendin nën bllokadë për 6 muaj duke e përdorur listën serbe si justifikim për krizën institucionale.

“Gjashtë muaj bllokadë nga shumica, për ta akuzuar Listën Serbe se po e bllokon shtetin në një anë dhe Gjykatën Kushtetuese se po u jep veto Serbisë dhe kësaj liste, në anën tjetër”- u shpreh ai.

“Këta 120 deputetë e kanë shkelë besimin popullor nën diktatin e Albin Kurtit duke mos i dhënë vendit institucione”.

Matoshi situatën e krijuar politike e quajti “Papërgjegjësi e skajshme nën plafin e një nacionalizmi primitiv të shekullit 19-20”.

Sipas tij, Kosova ëshë nën sulmin e vet kosovarëve.

 

“Nga injoranca. Mungesa e vetëdijes për shtetin si strukturë moderne e Atdheut dhe kthim tek interpretimi enverist i Rilindjës kombëtare!” përfundoi ai