Demhasaj: Vetëm zgjedhjet e parakohshme mund ta nxjerrin vendin nga bllokada

Anëtari i AAK-së, Arton Demhasaj, lidhur me situatën aktuale politike, shkuarjen në zgjedhje të parakohshme e sheh si zgjedhje të vetme për të dal vendi nga kriza. Demhasaj tha pas shkuarjes së vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme, partitë politike do të jenë më të kujdesshme me veprimet e tyre dhe do të krijohen rrethanat e…

Lajme

02/10/2025 17:49

Anëtari i AAK-së, Arton Demhasaj, lidhur me situatën aktuale politike, shkuarjen në zgjedhje të parakohshme e sheh si zgjedhje të vetme për të dal vendi nga kriza.

Demhasaj tha pas shkuarjes së vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme, partitë politike do të jenë më të kujdesshme me veprimet e tyre dhe do të krijohen rrethanat e favorshme për formimin e institucioneve dhe Qeverisë.

“Duke pasur parasysh situatën aktuale në të cilën gjendemi, nuk po gjendet një konsensus politik i partive politike të cilat kanë vende në Kuvend që me i jep zgjidhje problemit, ngërqit politik që tashmë nuk është ngërq juridik por politik, atëherë një mundësi për me dal nga ky ngërq ëshë padyshim shkuarja në zgjedhje”- u shpreh ai.“E me gjasë në zgjedhje të parakohshme partitë janë më të kujdesshme me fjalorin e tyre në fushatë dhe pastaj krijohen mundësitë dhe rrethanat që pas zgjedhjeve të parakohshme me pas mundësi edhe të marrëveshjeve koalicioni mes partive politike për me i kriju institucionet natyrisht edhe Qeverinë , mos me humb kohë më shumë qysh kem humb tash e 7/8 muaj”- përfundoi Demhasaj për GazetaBlic.