Kurti me “fushatë”: Në mandatin e ardhshëm, nga 100 euro për gjyshërit që kujdesen për nipërit dhe mbesat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka qëndruar sot në Shtime ku bashkë me ministrën nëdetyrë të Arsimit,Arbërie Nagavci kanë bërë përurimin e çerdhes së re në fshatin Godanc të Shtimes. Kurti para mediave deklaroi se në mandatin e ardhshëm do të mbështesin edhe gjyshërit që kujdesen për nipërit dhe mbesat. “Në mandatin e ardhshëm përveç…

Lajme

02/10/2025 15:19

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka qëndruar sot në Shtime ku bashkë me ministrën nëdetyrë të Arsimit,Arbërie Nagavci kanë bërë përurimin e çerdhes së re në fshatin Godanc të Shtimes.

Kurti para mediave deklaroi se në mandatin e ardhshëm do të mbështesin edhe gjyshërit që kujdesen për nipërit dhe mbesat.

“Në mandatin e ardhshëm përveç që do të ndërtojmë çerdhe dhe do të përmirësojmë mirëqenien e familjes. Do të japim mbështetje edhe për gjyshërit që kujdesen për nipërit dhe mbesat, 100 euro mbi pensionin bazë që ata e marrin”, deklaroi Kurti.

Ndryshe, 72 familje në fshatin Godanc të komunës së Shtimes tashmë do të mund t’i dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhen e re publike të fshatit.