“Kishte ndarë pushtetin dhe vëmendjen me Rugovën që e kishte sharë më parë”, Covey flet për raportin Thaçi-Rugova
Në Gjykatën Speciale në Hagë, po e vazhdon dëshminë e tij ish-zëvendësi i Bernard Kuchner, Jock Covey. Ai tregoi se në Kosovë ishte i punësuar për rreth 1 vit e gjysmë, e që gjatë kësaj periudhe duke hamendësuar tha se kishte takuar Thaçin të paktën 6 herë. Njëri nga gjykatësit e trupit gjykues, e pyeti…

Lajme
Në Gjykatën Speciale në Hagë, po e vazhdon dëshminë e tij ish-zëvendësi i Bernard Kuchner, Jock Covey.
Ai tregoi se në Kosovë ishte i punësuar për rreth 1 vit e gjysmë, e që gjatë kësaj periudhe duke hamendësuar tha se kishte takuar Thaçin të paktën 6 herë.
Njëri nga gjykatësit e trupit gjykues, e pyeti atë për një deklaratë ku tha se Thaçi i ka ndarë mendjen, pushtetin dhe personat me ata që i kishte denoncuar më parë.
“Bëhet fjalë për Rugovën, të cilin Thaçi e kishte sharë në mënyrë dramatike dhe në fillim dukej se kishte armiqësi të dukshme, të konsiderueshme ndaj tij. Me kalimin e kohës, në kuadër të zhvillimeve ai e ndryshoi këtë sjellje në mënyrë thelbësore. Brenda disa muajve, ai filloi të ndante pushtin, vëmendjen me të dhe këtu bëhej fjalë për një politikan. Ndarja e vëmendjes është shumë e vështirë për një politikan, pra ai po ndante pushtetin dhe vëmendjen me atë person që e kishte sharë më parë. Nuk kam dijeni që ai të ketë pasur të njëjtën armiqësi ndaj Qosjës, por kryesisht kisha në mendje Rugovën”, tha Covey. /Lajmi.net/