Covey as Thaçi e as Çeku nuk u konsideruan asnjëherë si ekstremist të UÇK-së: Angazhimi i Thaçit ishte gjëja më e mirë që mund të kërkohej nga një politikan
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, James Peter Covey, po vazhdon dëshminë e tij në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Teksa sot po vazhdon dëshminë e tij duke u marrë në pyetje nga mbrojtja e ish-presidentit Thaçi, Covey, ka thënë se aftësia e Thaçit për të…

Lajme
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, James Peter Covey, po vazhdon dëshminë e tij në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Teksa sot po vazhdon dëshminë e tij duke u marrë në pyetje nga mbrojtja e ish-presidentit Thaçi, Covey, ka thënë se aftësia e Thaçit për të pasur ndikim tek forcat e jashtme ishte e kufizuar, shkruan lajmi.net.
Avokati: A përputhet kjo pjesë me Thaçin, lidhur me përpjekjet e tij për të zbutur dhe ulur tensionet?
Covey: Po përfshirë faktin se ai pranoi se aftësia e tij për ndikuar ishte e kufizuar?
Avokati, lexim nga pjesa e librit: UÇ-ja gjurmonte dhe gjuante, kërkonte serbët që kishin qenë të përfshirë në luftë po ashtu bashkëpunëtor nga pakicat tjera nga turqit dhe romët dhe pse shqiptarët etnik që ata i konsideronin se kanë pasur raport me shtypësit serb ekstremistët e UÇK-së, kishin vendosur që të dëbonin serbët jashtë Kosovës duke përdorur dhunën dhe terrorin, kur thoni UÇK, gjuante kërkonte serbët, kush ishin këta persona për të cilët e keni fjalën?
Covey: Mund ta kemi ndryshuar theksin në mënyrë që theksi të vij te ekstremistët e UÇK-së?
Avokati: A e keni konsideruar Çekun apo Thaçin ekstremist?
Covey: Në fakt jo është krejt e kundërta?
Avokati: Pra nuk keni pasur dyshime mbi ta?
Covey; Absolutisht që jo.
Korrik 1999, krijimi i dy partive politike të dalura nga UÇK-ja:
Avokati: Dy parti të reja u krijuan dhe pretendojnë se janë përfaqësues politik të UÇK, partia e parë për çlirimin e Kosovës kryesuar nga Valon Murati, e dyta Bashkimi demokratik udhëhiqet nga Bardhyl Mahmuti kjo LPK-ja, që ka mbështetur UÇK nga jashtë e që kishte pasur mbështetjen edhe të udhëheqësve të UÇK-së, nga jashtë…
Avokati vazhdon: A keni qenë në dijeni se kishte shumë parti pulitke të cilat po dilnin nga UÇK-ja?
Covey: Ju e thatë shumë saktë se po dilnin nga UÇK ne nuk ishim të mirinformuar me të gjitha pikat apo me krijimin e këtyre pikave.
Avokati: Keni parë ndonjë urdhër të lëshuar ndokujt nga Thaçi?
Covey: Jo.
Avokati: A keni parë ndonjë raport nga ndokush në UÇK, të drejtuar nga Thaçi?
Covey: Jo.
Vazhdim: E kuptoj se disa prej nesh duan të bëjnë paraqitje më të butë dikush që nuk i të gjitha informacionet mund të vij një episod të tillë se është naiv apo është mashtruar nga fjalë të bukura por ne po përfshij edhe Bernard Kouchner nuk jemi fillestar në këtë, ne i njohim këto lojëra në këtë zonë në atë kohë unë kisha përvojë kudo përfshirë edhe shërbimin në ushtri kemi pasur situata ku ne kemi trajtuar gjithçka nga njerëz me qëllime të tmerrshme frikësimi, e po ashtu pulitkan të zgjuar, pra nga profesioni nuk mund të pres që të kemi informacione të plota.
Avokati: A keni parë ndonjë gjë që do t’ju bënte të mendonit se Thaçi po përpiqej që të merrte pushtetin duke kryer krime kundër kundërshtarëve te tij qoftë personalisht apo pjesëtarëve të UÇK që kryenin këto krime në interes të tij?
Covey: Jo dhe shumë shpejt kemi arritur në vlerësimin se si nuk e kishte autoritetin personal që të shtynte dikë të bënte një gjë të tillë, nuk na takon ne ta themi se ae dëshironte me gjithmend më të mirën për Kosovën apo donte që ambicia e tij të realizohej, por detyra jonë ishte ta ndihmonim, pra ky ishte angazhimi më i mirë që mund te kërkohet nga një politikan. /Lajmi.net/