Covey: Puna e gjyqtarit është ndryshe nga ajo e diplomatit, shumicën e dokumenteve s’i kam pasur në dispozicion ose parë
Dëshmitarit James Peter Covey, mbrojtja e Hashim Thaçit ia dha mundësinë që të tregojë për rolin e diplomatit, të cilin ai deshi ta shpjegojë gjatë pyetjeve të Prokurorisë. Me këtë rast, ai tha se puna e gjyqtarit është ndryshe nga ajo e diplomatit. Covey tha në Hagë se gjyqtarët janë aty për të mbeldhur prova…

Lajme
Dëshmitarit James Peter Covey, mbrojtja e Hashim Thaçit ia dha mundësinë që të tregojë për rolin e diplomatit, të cilin ai deshi ta shpjegojë gjatë pyetjeve të Prokurorisë. Me këtë rast, ai tha se puna e gjyqtarit është ndryshe nga ajo e diplomatit.
Covey tha në Hagë se gjyqtarët janë aty për të mbeldhur prova empirike, ndërsa diplomatët shpesh arrijnë në përfundime në bazën e informatave të paplota.
“Gjykatësit i takon që të mbledh prova empirike, kështu që mund të jetë çudi të kuptohet që nuk e bëjnë kështu punën diplomatët dhe paqeruajtësit duke arritur në këto përfundime në të njëjtën mënyrë. Diplomatët e dinë që në fillim se nuk kanë për ta mësuar të tërë të vërtetën. Ata arrijnë në përfundime stratigjike dhe këshillime për qeveritë e tyre mbi bazën e informatave të paplota”, tha ai.
Përveç kësaj, dëshmitari Covey deklaroi se shumicën e dokumenteve që i janë prezantuar, nuk i ka pasur në dispozicion ose nuk i kanë rënë në sy.
“Shumica e dokumenteve që më janë paraqitur në dy ditët e fundit, shumicën e tyre nuk i kemi pasur në dispozicion ose kanë qenë të disponueshme pak më vonë – ose mund të kenë qenë të fshehura në një mal me letra që një njeri si puna ime i ka lexuar gjatë vonë në darkë dhe këtë e kemi bërë gjatë kërkimit të trazirave, pra e kam fjalën çështje që nuk janë trajtuar nga ana e misionit. Edhe po ashtu atyre dokumenteve që iu kam hedhur një sy mund të mos iu kem kushtuar vëmendjen e duhur apo ashtu siç më është dashur ta kem gjatë dy ditëve të shkuara”, tha ai.
Covey tha se nuk është puna e një diplomati që të bëjë vlerësimin mbi bazën e të dhënave të plota.