Haradinaj takohet me ambasadorin italian, flasin për zhvillimet politike
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin italian, Maurizio Antonini. Haradinaj ka thënë se Italia ndër vite ka treguar kujdes e mbështetje të veçantë për Kosovën. Ai tha se bashkë me Antoninin kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe sfidat nëpër të cilat po kalon vendi. “Shteti mik Italian ndër vite ka…

Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin italian, Maurizio Antonini.
Haradinaj ka thënë se Italia ndër vite ka treguar kujdes e mbështetje të veçantë për Kosovën.
Ai tha se bashkë me Antoninin kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe sfidat nëpër të cilat po kalon vendi.
“Shteti mik Italian ndër vite ka treguar kujdes e mbështetje të veçantë për Republikën e Kosovës, duke qenë një ndër kontribuuesit kryesorë për paqen dhe stabilitetin në vend përmes kontributit të saj në kuadër të KFOR-it por edhe përmes shumë projekteve në fushën ekonomike. Mes vendeve tona është krijuar një partneritet i cili vetëm se duhet të thellohet drejt proceseve të rëndësishme siç është anëtarësimi në NATO. Kisha kënaqësinë të pres sot ambasadorin Italian në Kosovë, z Maurizio Antonini, me të cilin bashkëbiseduam për zhvillimet politike në vend dhe sfidat nëpër të cilat po kalon vendi ynë. Mirënjohës për rolin e Italisë, si në të kaluarën ashtu edhe në këto kohë të rëndësishme për vendin.”