Grabitje në Prishtinë: Hajnat hynë në banesën e dy shtetaseve të huaja, nën kërcënimin e thikës iu marrin një telefon dhe tri unaza ari

Një grabitje ka ndodhur dje në Prishtinë, rreth orës 20:30 të mbrëmjes. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, dy persona kanë hyrë në banesën e dy shtetasve të huaja dhe nën kërcënimin e thikës iu kanë marrë një telefon mobil në vlerë rreth 1230 euro, dhe tri unaza të arit në vlerë rreth 370 euro.…

Lajme

01/10/2025 09:08

Një grabitje ka ndodhur dje në Prishtinë, rreth orës 20:30 të mbrëmjes.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, dy persona kanë hyrë në banesën e dy shtetasve të huaja dhe nën kërcënimin e thikës iu kanë marrë një telefon mobil në vlerë rreth 1230 euro, dhe tri unaza të arit në vlerë rreth 370 euro.

Rasti po hetohet.

“Prishtinë  30.09.2025, 20:30.  Dy ankueset femra shtetase të huaja kanë raportuar se në banesën e tyre kanë hyrë dy persona të panjohur dhe nën kërcënimin e mjetit të mprehtë (thikës) kanë arrit të iu marrin një telefon mobil në vlerë rreth 1230 euro dhe tri unaza të arit në vlerë rreth 370 euro. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/