Bixhoz në një lokal në Podujevë, arrestohen dy persona ndërsa sekuestrohen disa pajisje

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë marrë informacione se në një lokal në Podujevë po zhvillohet bixhoz. Ata kanë kontrolluar lokalin dhe kanë gjetur e sekuestruar disa pajisje që shërbejnë për këtë veprimtari, shkruan lajmi.net. Policia ka arrestuar pronarin dhe punëtorin e lokalit, ndërsa pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. “Podujevë 30.09.2025, 21:23. Është…

Lajme

01/10/2025 09:01

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë marrë informacione se në një lokal në Podujevë po zhvillohet bixhoz.

Ata kanë kontrolluar lokalin dhe kanë gjetur e sekuestruar disa pajisje që shërbejnë për këtë veprimtari, shkruan lajmi.net.

Policia ka arrestuar pronarin dhe punëtorin e lokalit, ndërsa pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Podujevë 30.09.2025, 21:23. Është raportuar se në një lokal është duke u zhvilluar veprimtari e jashtëligjshme e bixhozit. Në konsultim me prokurorin dhe me pëlqimin e pronarit  është kontrolluar lokali ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar disa pajisje që shërbejnë për këtë veprimtari. Dy të dyshuarit meshkuj kosovarë pronari dhe punëtori i lokalit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/